Kosova vizitohet sot nga figurat eminente të sportit botëror
Sport
Lexohet për: 1 min.
Ismet Krasniqi
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) Thomas Bach, ka arritur në Kosovë.

I pari i sportit në botë, viziton për herë të dytë vendin tonë, derisa vizita e tij këtë herë po bëhet për të shënuar 10-vjetorin e anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në lëvizjen olimpike.

Bach u prit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, përcjellë KosovaPress.

Në të njëjtën kohë, në Kosovë arritën edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), Spyros Capralos dhe presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), Davide Tizzano.

Presidenti Bach do të pritet sot nga kryeministri Albin Kurti, derisa do të vizitojë edhe KOK-u, para se të dalë në konferencën për media, e cila është paraparë të mbahet në Sëiss Diamond Hotel, në ora 12:00.

Data 9 dhjetor 2014 shënon 10-vjetorin e anëtarësimit të KOK-ut në IOC.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025