Kosova U21 – Çekia U21, formacionet zyrtare

Kosova U21 – Çekia U21, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 19:00 do të fillojë ndeshja mes Kosovës dhe Republikës së Çekisë në grupmoshat U21, e vlefshme kjo për fazën e grupeve të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2023.

Kosova dhe Çekia gjenden në Grupin G, së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Anglisë, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Andorrës, përcjell KosovaPress.

Pas dy xhirove të zhvilluara, Kosova zë vendin e pestë në tabelë me tre pikë të arkëtuara, kurse Çekia pozicionohet në vendin e parë me gjithsej gjashtë pikë.


Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Kosova U21 (4-1-4-1): Besson; Hoti, Kurtulus, Zumberi, Sadriu; Hoti; Krasniqi, Pajaziti, Lushaku, Veliu; Marleku

Çekia U21 (4-2-3-1): Kovar; Fukala, Donat, Vitik, Gabriel; Zamburek, Kaloc; Ostrak, Karabec, Kohut; Sejk

19:00 Kosova U21 – Çekia U21 (Stadiumi Fadil Vokrri)

Lexo edhe

Video