Kosova synon zhvillimin e turizmit përmes bashkëpunimit rajonal

Kosova ka nevojë për të zhvilluar turizmin malor por i duhet edhe ndihma e vendeve të rajonit. Kështu u tha në ceremoninë e inagurimit të Shoqatës për Promovimin e Turizmit Malor të Kosovës, në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues të vendeve të rajonit.

Pjesëmarrësit shprehën gatishmëri që të bashkëpunojnë për promovimin dhe zhvillimin e turizmit malor.

Në këtë organizim janë nënshkruar dy marrëveshje, njëra me Maqedoninë e Veriut dhe tjetra me Bashkinë e Pukës të Shqipërisë.

Skënder Thaçi, kryetar i shoqatës, është shprehur se Kosova ka nevojë për një ndryshim të madh, kryesisht në turizmin malor. Thaçi theksoi së bashkimi i forcave me vendet fqinje është për të mirën e zhvillimit të shteteve tona.

“Kosova ka një sipërfaqe prej 67% e cila është pjesë malore….Kosova ka nevojë shumë për të lëvizur gjërat, ka një natyrë të mrekullueshme dhe është në dorën tonë për t’i shtyrë proceset të mos i degradojmë por të jepnin kontributin tonë që t’i ruajmë dhe t’i promovojnë. Duke qenë se rajoni ynë është një familje e përbashkët Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi jemi te prirë që të jemi një zë, t’i bashkojmë forcat për të mirën e zhvillimit të shteteve tona, duke synuar rritjen ekomomike dhe sociale të vendit tonë….. po dalim hapur në opinion të gjer për t’i treguar institucioneve dhe partnerëve që ne jemi gati të punojmë për të mirën e këtij vendi”, ka thënë Thaçi.


Nënkryetari, Ylber Rudi tha se përmes zhvillimit të turizmit nxitet punësimi i të rinjëve dhe rritja e eksportit.

“Të merresh me turizëm do të thotë t’i respektosh liritë dhe të drejtat elementare për qarkullim të lirë dhe shfrytëzimit të kohës së lirë. Të merresh me turizëm do të thotë nxitje e aktiviteteve ekonomike dhe jo ekonomike. Me turizëm mendojmë që të nxisim punësimin, aktivitete të cilat faktikisht do t’i punësojnë të rinjtë dhe njehërit ky punësim do të ketë ndikim në rritjen e eksportit. Sipas nesh që jetojmë në zonën e malësisë së Rugovës është me rendësi se mekanizmi kyç i cili do të bënë zhvillimin ndër rajonal është turizmi, prandaj me këtë unë procesin e filluar para shumë viteve më ka integru që sot duke i parë disa elemente që nuk po ecin dhe kështu së bashku me kolegë jemi munduar që të bëjmë diçka të re”, tha ai.

Ndërsa anëtari i shoqatës, Halim Gjergjizi, ka thënë se promovimi i turizmit malor është i domosdoshëm në Kosovë.

“Gjithmonë njëherë bëhet skenim i gjendjes, një studim i situatës së çfarë e kemi, por kemi ardhur në një përfundim se formimi i një shoqate për promovimin e turizmit malor është me së i domosdoshëm për rrugëtimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, tha ai

Shpresa Isufi, ambasadore e Maqedonisë së Veriut ka shprehur gatishmëri për promovimin e turizmit malor mes dy vendeve.

“Bashkëpunimi rajonal sidomos në pjesën e turizmit malor, lidh format alternative dhe janë shumë më rendësi, dhe është një pjesë ku ne nuk kemi bëre mjaftueshëm, na duhet të bashkëpunojmë që të bëjmë më tepër. Ekzistojnë format, ekzistojnë fontet për bashkimin rajonal mes Mali të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës”, tha ajo.

Kosovapress / L.Kerolli

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.