Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur t’i sigurojë Kosovës medalje në Grand Prix Alamada, që po zhvillohet në Portugali.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi në gjysmëfinale e mposhti xhudisten nga Portugalia Joana Diogo, ku kjo e fundit në raundin e dytë e mposhti xhudisten kosovare Erza Muminoviq, përcjell KosovaPress.
Në finale, e arta olimpike Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Kroacia Ana Viktorija Puljiz.