Kosova si shembull për bashkëpunimin SHBA, Finlandë, Suedi

Kosova si shembull për bashkëpunimin SHBA, Finlandë, Suedi

Suedia dhe Finlanda dje kanë aplikuar për anëtarësim në NATO, e cila gjë po kushtëzohet nga Turqia dhe Kroacia.

Për këtë arsye, presidenti amerikan Joe Biden, ka pritur krerët e këtyre dy shteteve në Shtëpinë e Bardhë,  kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson dhe presidenti finlandez, Sauli Niinisto.

Televizioni CNN raporton se presidenti Biden, shprehu mbështetjen e plotë rreth anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Madje, këtë ditë e cilësoi si shumë të rëndësishme.

Biden tha se SHBA-ja dhe NATO kanë pasur përvojë të mirë të bashkëpunimit në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.


“Trupat finlandeze dhe suedeze, tanimë kanë shërbyer krah për krah me forcat e SHBA-së dhe NATO-s në Kosovë, në Afganistan dhe në Irak. Finlanda dhe Suedia tashmë po punojnë në koordinim me Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë të tjerë për të mbështetur popullin e guximshëm të Ukrainës ndërsa mbrojnë lirinë e tyre kundër pushtimit rus”, tha Biden.

Sipas tij, nuk ka dyshim se NATO është e rëndësishme.

Aplikimi i Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO vjen pas agresionit të Rusisë mbi Ukrainën. Frika se një fat të tillë mund ta kenë në një të ardhme edhe këto dy vende, ka bërë që ato të ndryshojnë qëndrim dhe nga vende neutrale në asketin ushtarak të aplikojnë për anëtarësim në NATO.

Kjo është aleanca më e madhe ushtarake në botë dhe ofron garanci të sigurisë për vendet anëtare të saj ku tashmë është aktivizuar kapitulli 4 i saj, që do të thotë se sulmi mbi një vend anëtar është sulm mbi të gjithë NATO-n./Rtklive

Lexo edhe

Video