Kosova shpartallon Qipron pas pjesës së parë
Lexohet për: 1 min.
fwfw
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës ka treguar një lojë tepër të mirë kundër kundërshtarit të papërshtatshëm Qipros si mysafire.

Pas 45 minutave të para në Larnaka rezultati është në favor të “Dardanëve” prej 2:0, me të dy golat e shënuar nga sulmuesi Vedat Muriqi.

Ai së pari shënoi nga penalltia në minutën e 8-të pasi më herët u ndalua në mënyrë të palejuar brenda zonës së rreptësisë Donat Rrudhani.

Ky i fundit asistoi te goli i dytë i Muriqt në minutën e 21-të. Deri në fund të pjesës së parë Kosova pati edhe raste të tjera të mira shënimi për thellimin e epërsisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024