Kosova shkatërron Qipron

Kosova shkatërron Qipron

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Qipros, ku nikoqirët kanë regjistruar fitore bindëse dhe e kanë siguruar pozitën e dytë në grup.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova e ka shkatërruar Qipron duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:1, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori Florent Muslija, i cili kalon “Dardanët” në epërsi prej 1:0 në minutën e 22’. Epërsinë në 2:0 e thelloi Donat Rrudhani në minutën e 45+1’, gol ky i cili mbylli pjesën e parë.

Kosova nuk u ndal së shënuari, ku me të filluar pjesa e dytë e gjen edhe golin e tretë të ndeshjes përmes Elbasan Rashanit në minutën e 47’, kurse pesë minuta më vonë, Vedat Muriqi shënon për 4:0 në minutën e 52’.


Mysafirët arritën ta gjejnë golin e parë të ndeshjes, ku Valentin Roberge shënon në minutën e 81’ për 4:1, kështu edhe duke shënuar golin e nderit për Qipron në këtë ndeshje.

Golin e fundit të këtij takimi, dhe të pestin për Kosovën e shënoi sulmuesi Vedat Muriqi, i cili shënon golin e dytë personal në minutën e 84’.

Me pikët e reja, Kosova zë pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C me gjithsej nëntë pikë të arkëtuara, krahas Qipros që zë vendin e tretë me pesë pikë të tubuara.

Rezultati final, 5:1 për Kosovën.

Lexo edhe

Video