Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me agjencinë japoneze “JICA”, zhvilluan fazën e dytë të projektit për zhvillimin e kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Kosovë. Qëllimi është që të krijohet një data bazë me të dhëna dhe të ndërmerren masa varësisht nga rezultati që del nga matjet.
Zëvendësministri i MMPHI-së, Avni Zogiani, tha se qëllimi i këtij projekti është të hulumtojnë se në çfarë mase të ndotjes së ajrit kontribuon trafiku në përgjithësi.
"Nëse automjetet janë ndotëse, mund ta supozojmë tashmë, por në çfarë mase do ta kuptojmë shpejtë, ndotës shumë të mëdhenj. Atë herë duhet të marrim politika që të shkojmë kah zëvendësimi i automjeteve me karburante me mjete elektrike, me transport elektrik ose zëvendësimi i makinave individuale me transport publik", u shpreh Zogiani.
Zogiani tha se makinat të cilat do të detektohen se po ndikojnë në prishjen e kualitetit të ajrit, do t’iu nënshtrohen kontrollit teknik, dhe pas ekzaminimeve do t’iu bëhet më dije ngasësve se ku është problemi i automjetit.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo është faza e dytë e këtij projekti nga agjencioni japonez “JICA” që ka filluar prej rreth një viti e gjysmë dhe parashihet të përfundojë në fund të vitit 2025.