Kosova rrëmben tri medalje në Kupën Botërore për karate që po mbahet në Turqi

Kosova rrëmben tri medalje në Kupën Botërore për karate që po mbahet në Turqi

Rinesa Osmani dhe Rigon Baruti kanë fituar medalje në Kupën Botërore dhe Ligën e të Rinjëve në karate, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Osmani fitoi medaljen e argjendtë për juniore, kategoria -59 kg, ndërsa Baruti të bronztën për junior, kategoria -68 kg.


Të premten, medaljen e argjendtë e fitoi edhe Ensar Zejnullahu, grupmosha e kadetëve të rinj U14, kategoria +55 kg.

Garat nga afër i ndoqi edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, njëherit kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.

Drejtësinë e ndanë edhe gjyqtarët ndërkombëtarë, Ardian Muhadri e Astrit Ndrecaj.

Lexo edhe

Video