Kosova renditet e treta pas Shqipërisë për nivelin e transparencës buxhetore
Biznes
Lexohet për: 2 min.
gapp
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Rezultatet e Anketës së Buxhetit të Hapur (OBS) tregojnë se Kosova ka shënuar rezultat total prej 50 pikëve nga 100 në Indeksin e Transparencës së Buxhetit. Në këtë aspekt, Kosova renditet e treta ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor për nivelin e transparencës buxhetore. Kështu thuhet në raportin rezultateve "Anketa e Buxhetit të Hapur 2023 për Kosovën" të publikuar nga Instituti GAP. Sipas raportit Shqipëria tregon performancë ma të mirë kryesisht në përmbajtjen gjithëpërfshirëse të disa dokumenteve.

Rrona Zhuri nga ky institut ka thënë se Kosova ka më shumë hapësirë për përmirësim në përfshirjen e hartimit të buxhetit dhe ekzekutimit, duke shtuar se duhet të ofrohen mundësi për më shumë komente.

Ajo tha se në këtë anketë, Kosova renditet e treta pas Shqipërisë dhe Serbisë.

Në prezantimin e kësaj ankete, , drejtori i zyrës së Rritjes Ekonomike në USAID Kosovë, Alexander Albertine, ka theksuar nevojën e përmirësimit të nivelit të transparencës buxhetore.

Në anën tjetër, Drejtori i Departamentit të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Salvador Elmazi ka thënë se do të mundohen të jenë sa më afër realizimit të këtyre objektivave për transparencë buxhetore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024