Kosova regjistron fitoren e parë në Kampionatin Evropian të basketbollit

Kosova regjistron fitoren e parë në Kampionatin Evropian të basketbollit

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka regjistruar sot fitoren e parë në Kampionatin Evropian për grupmoshat U18.


“Dardanët” e rinj e kanë mposhtur Kombëtaren e Qipros me rezultat 90:74, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për vendin e 21-të në Divizionin B, përcjell KosovaPress.

Te Kosova u dalluan Olsi Kurtaj me 21 pikë, dhjetë kërcime e shtatë asistime, Norik Binqe me 16 pikë e pesë kërcime, Anes Gashi me shtatë pikë e 13 asistime, Bardh Istrefi me 21 pikë e gjashtë kërcime dhe Arlind Konjuhi me 17 pikë. 

Lexo edhe

Video