Kosova qendër e organizimit të ankandeve me vetura nga Evropa

Kosova qendër e organizimit të ankandeve me vetura nga Evropa

Të gjithë adhuruesit e veturave tani kanë mundësi të bëhen pjesë e ankandeve evropiane online dhe mund të zgjedhin veturën e tyre të preferuar në mënyrë shumë të lehtë, të shpejtë, të sigurtë dhe me një kosto më të lirë.

AutoNet ka krijuar platformën online www.bidautonet.com për ta bërë më të lehtë qasjen në tregun evropian të veturave dhe mundësinë për të blerë vetura të markave të ndryshme.

Të gjitha veturat të cilat publikohen për shitje në Autonet, janë vetura të mirëmbajtura dhe me histori të plotë të serviseve . Para publikimit i nënshtrohen inspektimit nga kompani të licencuara në vendet e bashkimit evropian dhe garantojnë respektimin e të gjitha standardeve duke përfshirë edhe standardet lidhur me ndikimin në ambient.

Qytetarët dhe bizneset nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e shohin si shumë të përshtatshme mënyrën e blerjes së veturave përmes ankandit online për shkak të përparësive që ofron bidautonet.com.

E para- Çmimet në ankande gjithmonë janë më të lira se çmimet e tregut.


E dyta- Kualiteti i veturave është i garantuar dhe gjendja e veturave është e paraqitur në mënyrë reale përmes raporteve të inspektimit, historisë së mirëmbajtjes dhe fotografive të dhëna në detaje.

E treta- Procesi i blerjes është i shpejtë, i lehtë dhe ekstremisht transparent, me ç’rast i ofron klientëve besueshmërinë dhe sigurinë që të blejnë vetura përmes platfomës online.

Sipas pronarit të AutoNet, Nexhdet Abazi interesimi i klientëve nga Kosova dhe rajoni për të marrë pjesë në ankande dhe për të blerë vetura qoftë për përdorim privat apo për nevoja të bizneseve të tyre është shumë i madh.

Ne iu kemi mundësuar qindra qytetarëve dhe bizneseve të blejnë veturat e tyre të preferuara përmes një procesi shumë të lehtë dhe maksimalisht të sigurtë.

AutoNet vazhdon me zhvillimin e ankandeve të veturave, duke publikuar qindra vetura për shitje çdo ditë dhe të mbështesë klientët duke ofruar konsulta falas dhe shërbime për pjesëmarrje në ankand e deri në dorëzimin e veturës te klienti.

AutoNet siguron Çertifikatën e Origjinës për brendet e caktuara të cilat mundësojnë lehtësira doganore në kuadër të MSA.

Lexo edhe

Video

error: