Kosova-Polonia, ja rezultati i pjesës së parë

Kosova-Polonia, ja rezultati i pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Polonisë në kategorinë e femrave, ku momentalisht mysafiret gjejnë vetën në epërsi prej një goli.

Në kuadër të kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror 2023 për femra, pas 45’ minutave lojë të zhvilluara Kosova gjen vetën në disavantazh prej 2:1 kundër Polonisë, përcjell KosovaPress.


Fillimisht, ishin “Dardanet” që kaluan të parat në epërsi përmes golit të shënuar nga mbrojtësja Liridona Syla në minutën e 4’ të ndeshjes.

Golin e barazimit Polonia e gjeti përmes mesfushores Karolina Gec në minutën e 18’, kurse rezultatin e përmbysi në minutën e 35’ me golin e mbrojtjes Martyna Wankowska.

Rezultati pas pjesës së parë është 2:1 në favor të Polonisë.

Lexo edhe

Video

error: