Kosova pëson humbje nga Norvegjia

Kosova pëson humbje nga Norvegjia

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka pësuar sot humbje kundër Norvegjisë si mysafire në Bergen, përballje kjo e vlefshme për parakualifikimet drejt FIBA Eurobasket 2025.

Çerekun e parë ishin “Dardanët” ata të cilët e nisën më mirë duke e mbyllur me pesë pikë epërsi, respektivisht me rezultat 22:17, përcjell KosovaPress.

Norvegjezët arritën të këndellen në çerekun e dytë, ku e përfunduan me nëntë pikë në epërsi, me rezultat 42:33.

Po ashtu, formën e mirë Norvegjia e vazhdoi edhe në çerekun e tretë ku e thelloi rezultatin në 69:52, por në çerekun e katërt ishte Kosova ajo e cila tregoi lojë të jashtëzakonshme, duke e ngushtuar rezultatin fillimisht në 79:74.


Kjo nuk ishte e mjaftueshme për “Dardanët” pasi që në fund të ndeshjes, semafori i rezultatit tregonte në të mirë të nikoqirëve, kështu duke i filluar këto parakualifikime me humbje me rezultat 86:77 kundër Norvegjisë.

Basketbollistët më të mirë në parket ishin norvegjezi Chris Ndow me 21 pikë e tetë kërcime, së bashku me Karama Jawara i cili regjistroi 16 pikë e shtatë kërcime.

Në anën tjetër, te Kosova më të dalluarit ishin Erjon Kastrati dhe Muhamedali Janjeva me nga 16 pikë dhe Dardan Berisha me 18 sosh.

Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvillojë si vendase në Prishtinë kundër Kombëtares së Danimarkës, e cila zhvillohet me fillim nga ora 19:00 më 28 Nëntor.

Lexo edhe

Video

error: