Kosova për Serbinë është vetëm një trampolinë kërcyese për në BE, asgjë më shumë

Kosova për Serbinë është vetëm një trampolinë kërcyese për në BE, asgjë më shumë

Çfarëdo marrëveshje që nënshkruan Serbia me Kosovën, nuk është obligative për te, sepse BE nuk e ka pranuar Kosovën si shtet, as Serbia, edhe për faktin se Kosova nuk është anëtare e OKB-së, ndërsa Serbia po. Marrëveshjet ndërkombëtare janë obligative vetëm për shtetet anëtare të OKB-së, apo jo?

Disa “analistë” shqip-folës të “Facebookut” por edhe shumë të tjerë shpejt po i lëshon lëngu me speca “djegës”,  shohin  një ëndërr dhe mendojnë se krejt njerëzit në bote e kanë pa të njëjtën ëndërr, pastaj të nesërmen shohin një tjetër dhe kundërshtojnë ëndrrën e parë.


Kështu pa fije mendje shkruajnë për “Zajednicën”, apo korrigjimin e kufijve. Serbia aktualisht e mbikëqyrë veriun, por jo vetëm veriun e ka nën mbikëqyrje…., por nuk e ka të pranuar ndërkombëtarisht, ndërsa Luginën e Preshevës e ka të okupuar dhe as që bëhet fjalë për ndonjë lloj kompromisi. Hendikepi më i madh është që Serbia është anëtare e OKB-së, ndërsa Kosova jo, që me ligjin ndërkombëtarë çfarëdo marrëveshje që e nënshkruan Serbia me Kosovën nuk është e karakterit ndërkombëtarë, dhe se nuk e obligon atë ta respektojë.

Merrni me mend çfarë tradhtie Thaçi i bëri Kosovës, pa asnjë nevojë e detyroi parlamentin e Kosovës me votu me 2/3 e deputeteve te Kuvendit të Kosovës “Zajednicën”, ndërsa a keni parë ndonjë marrëveshje që Serbia ka nënshkruar me Kosovën, jo si shtet, por si territor, dhe a e ka votua në Kuvendin e saj, “nul”, që do të thotë po t’i hynte Kosova bisedimeve me Serbinë për korrigjim kufijsh pa pasur tapinë e shtetit të pranuar nga OKB do të ishte tradhti e shumëfishtë, sepse ashtu do të tregtohej territori i vendit pa të obliguar askush, qe i bie ne po merremi vesh për shkëmbim territoresh, ndërsa unë po e mbaj tapinë, sepse Serbia në Kushtetutën e saj e ka Kosovën pjesë të saj. Duhet me kuptua një gjë që Serbia nuk do ta pranojë asnjë marrëveshje me Kosovën, që nuk i konvenon asaj, sepse deri më tash Serbia ka bashkëbiseduar me BE-në për Kosovën për te arritur synimin, anëtarësimin në BE, ndërsa Kosovën e ka shfrytëzua si trampolinë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: