Kosova nuk po arrin të identifikojë personat e radikalizuar

Kosova nuk po arrin të identifikojë personat e radikalizuar

Nga 110 kosovarë, të cilët arriti shteti i Kosovës në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t’i kthejë në vend, në mesin e tyre janë 74 fëmijë, të cilët kanë qëndruar në vatra të rrezikshme. Disa prej këtyre fëmijëve të kthyer nga Siria, janë edhe pa përkujdesje prindërore.

Nga viti 2012 llogaritet se numri i personave që iu bashkuan këtyre luftërave, ka qenë 400 duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë, po konsiderohet se vendi po punon pak për identifikimin e personave të radikalizuar, të cilët synojnë t’i bashkohen këtyre luftërave. Ekspertët e sigurisë po kritikojnë institucionet se nuk kanë kapacitet për parandalimin e këtyre rasteve.

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Drejtësi, Betim Musliu thotë se kanë monitoruar të gjitha rastet të cilat lidhen me veprat penale terroriste, e ekstremiste ku janë të përfshirë persona të ndryshëm nga Kosova në luftërat e huaja. Për çka sipas tij, sfidë e madhe për vendin mbetet mos-koordinimi institucional.

Behgjet Shala që udhëheq Komisionin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, për KosovaPress thotë se nuk dihet saktë se sa persona vazhdojnë të qëndrojnë në vatrat e luftës, në Siri e Irak.

Por, sipas tij  llogaritet se që nga viti 2012, kanë qenë mbi 400 persona, duke përfshirë gra e fëmijë në këto vende.

Sipas Shalës, personat e radikalizuar kanë mundësi që të largohen nga Kosova pa lënë gjurmë.


Ndër të tjera, Shala thotë se edhe në prill të vitit të kaluar, kur u kthyen mbi 100 persona ka pasur pritje raciste për këta njerëz edhe për fëmijët që fatkeqësisht nuk kanë “zgjedhur” të lindin atje.

E, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi vlerëson se Kosova në aspektin e brendshëm i ka mundësitë për të trajtuar këto raste, pasi që sipas tij vendi ka institucionet e sigurisë që merren me këtë. Megjithatë ai konsideron se varet se çfarë marrëdhëniesh ka Kosova me vendet ku shkojnë ata.

Sipas tij, kjo problematikë është mjaft e ndjeshme edhe në vendet tjera, në veçanti me shtetin e Francës.

Për këtë KosovaPress ka pritur me ditë një përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Nga 110 kosovarë, të cilët arriti shteti i Kosovës në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t’i kthejë në vend, në mesin e tyre janë 74 fëmijë, të cilët kanë qëndruar në vatra të rrezikshme. Disa prej këtyre fëmijëve të kthyer nga Siria, janë edhe pa përkujdesje prindërore.

Lexo edhe

error: