Kosova niset drejt Qipros, mungon Vojvoda

Kosova niset drejt Qipros, mungon Vojvoda

Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar sot drejt Larnaca, aty ku do ta zhvillojë ndeshjen e parë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” e nisin nesër aventurën e tyre në Ligën e Kombeve, ku me fillim nga ora 18:00 do të përballen me Qipron në rolin e mysafirit, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, është bërë e ditur se mbrojtësi Mërgim Vojvoda nuk ka udhëtuar me skuadrën, për shkak të një lëndimi që e pësoi në stërvitje.


Vojvoda është rikthyer në Itali, ku edhe do ta vazhdojë trajtimin dhe rehabilitimin te klubi i tij, Torino.

Ndërkaq, momentin e nisjes së ekipit kosovar drejt Qipros e gjeni më poshtë.

https://fb.watch/dmT0nFiJr0/

Lexo edhe

Video