Partia Demokratike e Kosovës konsideron se Kosova ka dështuar në thithjen e investimeve të huaja. Kjo parti opozitare po kritikon pushtetin për mungesë të politikave zhvillimore, e cila sipas tyre për katër vite nuk ka arritur të sjellë përfitime te qytetarët.
Sipas Arben Mustafës nga PDK, Qeveria e Kurtit është marrë më shumë me pjesën veriore, duke paraqitur Kosovën si një vatër krize.
Ai në një intervistë për KosovaPress, thotë se klima e investimeve në Kosovë ka kaluar në një periudhë mjaftë të vështirë.
Duke folur për ekonominë në përgjithësi, ai thotë se qeveria Kurti ka kaluar gjithë mandatin duke u marrë me veriun, siç thotë ai, duke e paraqitur vendin si një vatër krize.
Sipas tij, shqetësuese është edhe mungesa e politikave zhvillimore.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...