Kosova me katër xhudistë synon medalje në Kampionatin Evropian “Bullgaria 2022”

Kosova me katër xhudistë synon medalje në Kampionatin Evropian “Bullgaria 2022”

Nesër do të fillojë Kampionati Evropian i xhudos që do të zhvillohet në Sofja të Bullgarisë, ku Kosova do të përfaqësohet nga katër xhudistë.

Së bashku me xhudistët tanë, të cilët do të synojnë me çdo kusht medalje, në këtë Evropian do të marrin pjesë 361 garues nga 40 shtete, prej të cilëve 207 janë meshkuj dhe 154 femra, përcjell KosovaPress.

Në Kampionatin Evropian të seniorëve, Kosova do të përfaqësohet nga Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.

Krasniqi dhe Loxha zhvillojnë nesër me përballjet e tyre, kurse Fazliu e Gjakova do të kenë luftërat e tyre pasnesër.


Në Kampionatin Evropian për senior do të ndeshen:

1.Distria Krasniqi (-52kg)

2.Flaka Loxha (-57kg)

3.Laura Fazliu (-63kg)

4.Akil Gjakova (-73kg)

Lexo edhe

Video