Kosova me 349 raste aktive me COVID-19, prej tyre 9 të variantit Omicron

Kosova me 349 raste aktive me COVID-19, prej tyre 9 të variantit Omicron

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se rastet aktive me COVID-19 janë 349 dhe prej tyre  9 të variantit Omicron, gjë që edhe në Kosovë, parashikohet që të rëndojë situatën epidemiologjike.

Departamenti i Mikrobiologjisë të IKShPK, janë testuar 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor.


Nga këto mostra, nëntë prej tyre kanë rezultuar pozitive në prani të variantit Omicron (B.1.1.529).

Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se nga këto raste 2 raste janë të importuara nga SHBA-të, 2 raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, 1 rast është i importuar nga Franca dhe 4 raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës,  të cilët mohojnë historinë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 768 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.664.711 doza të vaksinës. Deri më sot 780.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.430 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.000”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video