Kosova fiton miqësoren edhe ndaj Maltës

Kosova fiton miqësoren edhe ndaj Maltës

Kosova ka arritur të fitojë 2 me 1 miqësoren ndaj Maltës.

Golin e parë e shënoi Kosova përmes sulmuesit Milot Rashica në minutën e 19’.

Përveç golit të realizuar, futbollistët e Kosovës patën edhe disa raste të mira shënimi, por që nuk arritën ti konkretizojnë


Malta u kundërpërgjigj në fund të pjesës së parë kur Shaun Dimech realizoi nga afërsia mes dyshimeve për pozitë jashtë loje.

Pas shumë mundësive, Kosova më në fund e riktheu epërsinë në duelin miqësor ndaj Maltës.

Milot Rashica shënoi përsëri për avantazhin e Kosovës në minutën e 84-të.

“Dardanët” ditë më parë në “Fadi Vokrri” po në një miqësore mposhten me rezultat të thellë 4:1 San Marinon,

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: