Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

“Kosova është plotësisht e përgatitur për t’u bërë anëtare e Kartës së Adriatikut”

“Kosova është plotësisht e përgatitur për t’u bërë anëtare e Kartës së Adriatikut”

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, mori pjesë në takimin virtual të Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut , nikoqire e së cilës ishte Bosnje Hercegovina.

Në komunikatën ministrore thuhet se Haradinaj-Stublla tha se rruga Euro Atlantike e Kosovës është e paalternativë, ndërsa rajoni nuk do të jetë i plotë pa përfshirjen e Kosovës në Kartën e Adriatikut dhe në strukturat e NATO-s dhe BE-së.

“Kosova është e qartë në orientimin dhe vizionin e saj –  ne jemi plotësisht të vendosur të bëhemi pjesë e familjes Euro-Atlantike dhe kontribuues në sigurinë rajonale dhe globale”, u shpreh ajo.


Shefja e diplomacisë kosovare tha se që nga viti 2012 kur u bë vëzhguese e Kartës së Adriatikut, Kosova ka demonstruar vazhdimisht gatishmërinë e saj për t’u bërë anëtare e plotë, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në të gjitha forumet, e duke e profesionalizuar, trajnuar e përforcuar Forcën e saj Mbrojtëse në koordinim dhe sipas standardeve të NATO-s dhe vendeve aleate që kanë ndihmuar zhvillimin e FSK-së.

“Anëtarësimi i plotë i Kosovës në Kartën SHBA-Adriatik do të ishte një arritje jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin gjithashtu. Ky është një hap jetik drejt sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe një urë lidhëse drejtë bashkëpunimit më të mirë midis anëtarëve në trajtimin e sfidave dhe kërcënimeve të ardhshme të sigurisë që mund të vijnë”, u shpreh ministrja Haradinaj-Stublla duke nënvizuar rreziqet që vijnë nga akterë të caktuar që përpiqen të minojnë NATO dhe të shtrijnë ndikimin e tyre në rajonin tonë, me qëllim të  minimit të progresit Euro-Atlantik të rajonit.

“Për të gjitha këto arsye që u thanë më sipër ne shpresojmë dhe mirëpresim mbështetjen e të gjitha vendeve anëtarë për pranimin e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur në kartën SHBA-Adriatik”, u shpreh Ministrja Haradinaj-Stublla, duke i uruar gjitha të mirat Kroacisë në Kryesimin e ardhshëm me A5.

Lexo edhe

Video

error: