Kosova e Norvegjia diskutojnë mbi rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje e siguri

Kosova e Norvegjia diskutojnë mbi rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje e siguri

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në takim një delegacion nga Norvegjia, i kryesuar nga Kjersti C Klaeboe, drejtoreshë e përgjithshme e Departamentit të Politikës së Personelit, Kompetencës, Integritetit dhe Shërbimeve të Përbashkëta Ligjore të Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në fushën e edukimit dhe arsimimit, si dhe arritjen e  nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit në mes të ministrive të mbrojtjes të të dy vendeve.


Në këtë takim, ministri Mehaj falënderoi shtetin norvegjez për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ndihmën e dhënë për luftimin e pandemisë me COVID-19, si dhe në shumë fusha tjera.

Me këtë rast, u theksua se shteti norvegjez ka qenë dhe është i përkushtuar për mbështetjen në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë.

Po ashtu, pas takimit me ministrin Mehaj, delegacioni norvegjez ka vazhduar takimin e punës me stafin drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes ku është biseduar për gjetjen e formave të konkretizimit bashkëpunimit të mëtejmë, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video