Kosova e mbyll me humbje Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla

Kosova e mbyll me humbje Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla

Kombëtarja e Kosovës e femrave në basketboll e ka mbyllur sot me humbje Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që po zhvillohet në Qipro.

Kosova u deklasua nga Kombëtarja e Norvegjisë me shifrat 81:54, (13:15, 28:19, 25:2, 15:18).

Gjatë pjesës së parë u tregua lojë e barabartë nga vashat e dy kombëtareve, por që në minutat e fundit basketbollistet norvegjeze fillojnë shkëputjen, ku edhe e mbyllën pjesën e parë me rezultat 41:34.


Dallimi më i madh dhe vendimtar i kësaj përballjeje u bë në çerekun e tretë, në të cilin “Dardanet” arritën të shënojnë vetëm dy pikë, ndërsa pavarësisht se çerekun e fundit e mbyllën në epërsi prej 18:15, Kosova nuk arriti ta evitojë humbjen nga Norvegjia, e cila e fiton ndeshjen me rezultatin 81:54.

Te Kosova u dalluan Saranda Daci me 16 pikë e 11 kërcime, Era Shatri me 12 pikë e nëntë kërcime dhe Astera Tuhina me shtatë pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime.

Kosova e përfundon Evropianin me një fitore e tri humbje.

Lexo edhe

Video