Kosova e Finlanda partnere të palëkundura, thotë Osmani
Lexohet për: 1 min.
458497381_1054889452662260_9174906456507826896_n
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë vizitës në Kosovë, shefja e diplomacisë finlandeze Elina Valtonen është pritur sot në takim nga presidentja Vjosa Osmani.

Kjo e fundit ka thënë se Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura në mbrojtjen e vlerave evropiane.

“Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtet-formimit, shtet-ndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve tona ndërshtetërore”, ka shkruar e para e vendit në një postim në Facebook.

Në kuadër të vizitës në Kosovë, shefja e diplomacisë finlandeze Elina Valtonen është pritur në takim edhe nga homologia e saj Donika Gërvalla.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024