Kosova e dyta në xhudo në “Tokio 2020”

Kosova e dyta në xhudo në “Tokio 2020”

“Dardanët” kanë lënë mbrapa shtete të mëdha si ai i Francës e i Gjermanisë.

Pas dy medaljeve të arta olimpike, ku pamë xhudisten Distria Krasniqi dhe atë Nora Gjakova duke triumfuar në “Tokio 2020”, tani Kosova numëron tre medalje olimpike të arta në histori, përcjell KosovaPress.

Ekipi i xhudos së Kosovës arkëtoi dy medalje të arta olimpike në këtë Olimpiadë, duke lënë pas shtete të mëdha evropiane si ai i Francës, Gjermanisë dhe Austrisë.

Vendin e parë në ranglistë e zë shteti i Japonisë, që deri tani ka regjistruar tetë medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Ranglistën e plotë të shteteve më të suksesshme sa i përket xhudos në Lojërat Olimpike e gjeni më poshtë.

1.Japonia – 8 medalje të arta, 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë

2.Kosova – 2 medalje të arta


3.Franca – 1 medalje të artë, 3 të argjendta dhe 1 të bronztë

4.Gjeorgjia – 1 medalje të artë, 2 të argjendta

5.Republika e Koresë – 1 medalje të argjendtë, 2 të bronzta

6.Mongolia – 1 të argjendtë, 1 të bronztë

7.Gjermania – 1 të argjendtë, 1 të bronztë

8.Austria – 1 të argjendtë, 1 të bronztë

9.Sllovenia – 1 të argjendtë

10. Taipei Kinez – 1 të argjendtë

Lexo edhe

Video