Kosova e dekoron kryeministrin kroat me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”

Mbështetja e Kroacisë në aksidentin tragjik, Kosova e dekoron  kryeministrin kroat me Medaljen Presidenciale

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq gjatë vizitës zyrtare në Kosovë është takuar edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.


E para e vendit falënderoi kryeministrin kroat për mbështetjen që ofruan në rastin e aksidentit tragjik të autobusit me mërgimtarë nga kosovarë që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë. Me këtë raste presidentja Osmani ka dekoruar me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”.

“Nuk mund të lejonim të shkonit pa ua shprehur falënderimin e të gjithë popullit të Kosovës, për rolin e jashtëzakonshëm që Kroacia e ka luajtur në shpëtimin e jetëve, në aksidentin që ka ndodhur në Slavonski Brod. Populli kroat dhe ju z. Kryeministër, keni treguar humanizëm dhe përkujdesje ndaj familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, dhe ndaj të gjithë atyre që ishin të lënduar. Për këtë, si presidente e vendit kam vendosur që t’ia dhuroj medaljen presidenciale ‘Shën Tereza’, shkëlqesisë së tij, kryeministrit të Kroacisë, z.Andrej Plenkoviq, për reagimin e shpejtë për përkujdesjen, solidaritetin, dhe humanizmin e treguar nga Republika e Kroacisë në përgjigjen ndaj aksidentit tragjik që ndodhi më 2021 në Slavonski Brod në Kroaci”, tha Osmani.

Me të njëjtën medalje, Presidentja Osmani ka dekoruar edhe Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Josip Benčević” të Sllavonski Brodit për humanizmin, përkushtimin dhe profesionalizimin e dëshmuar në trajtimin e të aksidentuarve.

Lexo edhe

Video

error: