Kosova e Bullgaria nënshkruajnë marrëveshje për bashkëprodhim në kinematografi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe asaj të Bullgarisë është arritur sot në Prishtinë për bashkëprodhim në kinematografi. Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe homologut të tij bullgar, Nayden Todorov është thënë se ky bashkëpunim do të krijon mundësi të reja për produksionet filmike dhe artistët e filmit nga të dyja vendet.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është edhe një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Bullgarisë.

Ndërsa, homologu i tij bullgar, Nayden Todorov është shprehur se përveç mbështetjes në kinematografi, Bullgaria ka qenë gjithmonë mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Përveç të tjerash, Çeku ka theksuar se MKRS-ja është në komunikim edhe me shtete të tjera për bashkëpunim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024