Kosova dhe Shqipëria synojnë rritjen e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në kuadër të shumë marrëveshjeve të nënshkruara sot në Elbasan është përfshirë edhe një memorandum për të ngritur bashkëpunimin e tyre edhe në fushën e bujqësisë.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci tha se me këtë marrëveshje synojnë avancimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, veçanërisht në përafrimin e politikave bujqësore.


“Një marrëveshje që synon avancimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë,  bashkëpunimi mes të tjerash synon që të kemi një bashkëpunim më të përafërte në përafrimin e politikave bujqësore shkëmbimin e informacioneve dhe eksperiencës në arritjen e standardeve që ne si Kosovë synojmë akreditimin në standardet IPARD që është mekanizëm i Fondeve të BE-së, ne synojmë që të intensifikojmë shkëmbimin tregtar|, theksoi ai. 

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u shpreh se përmes këtij memorandum të sotëm krahas rritjes së bashkëpunimit synohet edhe heqja e barrierave bujqësore për të dy vendet.

“Ne sot nënshkruajmë marrëveshjen për të formalizuar vullnetin e këtij bashkëpunimi duke mundësuar zhvillimin  e projekteve të përbashkëta, shkëmbimin e përvojave në hartimin e legjislacionit standardeve dhe informacioneve statistikore ku fokus të veçantë në këtë marrëveshje kemi angazhimin siç thash për të hequr barrierat, heqjen e tarifave kontrollit zyrtar për të lehtësuar në këtë mënyrë bizneset tona dhe për të nxitur rritjen e volumit në fushën e bujqësisë“, theksoi ajo.

Lexo edhe

Video

error: