Kosova dhe Shqipëria në programin e ndeshjeve kualifikuese për botërorin “Katari 2022”

Kosova dhe Shqipëria në programin e ndeshjeve kualifikuese për botërorin “Katari 2022”

Programi i ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022” do të vazhdojë sot me disa takime tejet interesante.

Fokusi do të jetë te ndeshjet mes Kosovës e Spanjës dhe Shqipërisë e San Marinos, por ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Polonisë dhe Anglisë, përcjell KosovaPress.

Sa i përket Grupit B në të cilin gjendet Kosova, ndeshje mes vete do të zhvillojnë edhe Greqia me Suedinë.

“Dardanët” do ta kenë sot një test tejet të vështirë kundër Kombëtares së Spanjës, ndeshje të cilën do ta zhvillojnë si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Programi i plotë:

Grupi B

20:45 Greqi – Suedi (Stadiumi Athens Olympic)

20:45 Kosovë – Spanjë (Stadiumi Fadil Vokrri)

Grupi C

20:45 Itali – Lituani (Stadiumi Citta del Tricolore)

20:45 Irlandë Veriore – Zvicër (Stadiumi Windsor Park)


Grupi E

20:45 Bjellorusi – Belgjikë (Stadiumi Tsentralnyi)

20:45 Uells – Estoni (Stadiumi Cardiff City)

Grupi I

20:45 Shqipëri – San Marino (Stadiumi Air Albania)

20:45 Hungari – Andorrë (Stadiumi Ferenc Puskas)

20:45 Poloni – Angli (Stadiumi National-Warsaw)

Grupi J

18:00 Armeni – Lihtenshtajn (Stadiumi Vazgen Sargsyan)

20:45 Islandë – Gjermani (Stadiumi Laugardalsvoellur)

20:45 Maqedoni Veriore – Rumani (Stadiumi Todor Proeski Arena)

Lexo edhe

Video