Kosova deklason Burkina Fason

Kosova deklason Burkina Fason

Kosova ka shënuar fitore të thellë në miqësoren ndaj Burkina Fassos në Prishtinë me rezultat 5:0.

Në krye të “Dardanëve” debutoi trajneri francez Alain Giresse i cili e kaloi testin e parë me sukses edhe ose mori guximin të bënte shumë ndryshime në formacionin startues, raporton KosovaPress.

Goli i parë erdhi pas vetëm tre minutave lojë nga Fidan Aliti, kurse Astrit Selmani shënoi në minutën e 23′ për 2:0.


Të përzgjedhurit e Giresse shënuan edhe tre gola në fraksionin e dytë të ndeshjes. Në minutën e 53-të, Mërgim Vojvoda shënoi golin e tretë pas një kundërsulmi të shpejtë, ndërsa dy golat tjerë erdhën nga Milot Rashica dhe Toni Domgjoni në minutat 68 dhe 78.

Vlen të përmendet se portieri Samir Ujkani priti një penallti të mysafirëve në minutën 72.

Po ashtu, Giresse i dha mundësinë e debutimit lojtarit të Ballkanit Lumbardh Dellova, i cili e zëvendësoi të lënduarin Emir Sahiti.

Sfidën e radhës miqësore Kosova e zhvillon më 29 mars ndaj Zvicrës në udhëtim.

Lexo edhe

Video