Kosova anëtarësohet në Justice Action Coalition

Kosova anëtarësohet në Justice Action Coalition

Kosova është anëtarësuar në Justice Action Coalition, duke iu bashkuar kështu Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një grupi të shteteve tjera demokratike që synojnë ta promovojnë kolektivisht drejtësinë e përqendruar tek qytetarët në të gjitha nivelet.


Kështu ka njoftuar Zyra e Presidencës duke theksuar se kjo iniciativë e Osmanit është pjesë e zotimeve të Samitit për Demokraci.

Përmes këtij koalicioni, Republika e Kosovës do të kontribuojë në zhvillimin e strategjive dhe prioriteteve ndërkombëtare të cilat kanë për qëllim qasjen e barabartë në drejtësi për të gjithë”, ka thënë Osmani.

Lexo edhe

Video