Kosnett: Zgjedhjet e fundit dëshmuan se njerëzit në Kosovë janë të etur për ndryshim

Kosnett: Zgjedhjet e fundit dëshmuan se njerëzit në Kosovë janë të etur për ndryshim

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se është shumë me rëndësi që Kosova tanimë ka institucionet e zgjedhura, ndërsa pret nga Qeveria Kurti efikasitet dhe përmbushje të premtimeve të saj karshi popullit.

“Së pari mendoj se është me rëndësi që Kosova ka institucione funksionale, që ka qeveri që do të ketë mundësinë për të ecur përpara. Mendoj se zgjedhja e presidentes ishte shumë rëndësishme-jo përkitazi me kush është president, kush kryeministër-por, që institucionet të kenë mundësi për të funksionuar. Por, mendoj se qeveria Kurti është e etur për të vazhduar tutje dhe për të përmbushur premtimet e saj ndaj popullit të Kosovës”, tha Kosnett.


Kosnett ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit dëshmuan dëshirën e madhe të popullit të Kosovës për ndryshim, pasi dëshirojnë të shohin luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.

“Mendoj se kohëve të fundit e kemi parë dhe zgjedhjet e shkurtit e përkujtuan atë se njerëzit në Kosovë janë të etur për ndryshim. Duan të shohin veprim të njëmendtë kundër korrupsionit. Duan të shohin përparim ekonomik që vërtet do të ndihmojë jetën e qytetarëve të rëndomtë”, tha ai në Rubikon.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: