Kosnett: Qytetarët të ndjekin udhëzimet për mbrojtjen e familjeve nga koronavirusi

Kosnett: Qytetarët të ndjekin udhëzimet për mbrojtjen e familjeve nga koronavirusi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, priti sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Philip S. Kosnett, të cilin e ka njoftuar në lidhje me masat e ndërmarra  për menaxhimin e situatës epidemiologjike në Kosovë lidhur me koronavirusin e ri.

Me këtë rast, ministri Vitia ka folur edhe për masat e reja shtesë të cilat Qeveria pritet t’i ndërmarrë në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid-19 në Kosovë.


Ndërsa, ambasadori Kosnett uroi profesionistët shëndetësorë të Kosovës për guximin dhe efikasitetin, nënvizoi rëndësinë e asaj që publiku të ndjekë udhëzimet nga MSH për mbrojtjen e familjeve dhe bashkësive, dhe foli për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në tejkalimin e sfidës së Covid-19.

 

Lexo edhe

error: