Kortmonedha e parë në ShBA, para 164 vjetëve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kortmonedha e parë në ShBA, para 164 vjetëve
kartmonedhaepareshba
10/03/2026 - 07:34
Linku u kopjua

“Letra të gjelbra”- kështu ishin quajtur për shkak të ngjyrës kartëmonedhat e para të SHBA-së.

Ishte 10 marsi i vitit 1862, kur qeveria e Shteteve të Bashkuara nxori në qarkullim kartëmonedhën për herë të parë. Deri atëherë, njësia monetare amerikane ishte tradicionalisht vetëm në formën e monedhave prej ari dhe argjendi, vlera e të cilave varej nga pesha e tyre.

Kongresi votoi të vinte në qarkullim kartëmonedhën për të mbuluar koston e madhe të luftës civile. Kartëmonedhat që u nxorën në qarkullim në atë kohë ishin të vlerave 5, 10 dhe 20 dollarë. Qeveria deklaroi se paratë prej letre mund të përdoreshin për të shlyer të gjitha borxhet, shtetërore dhe private.

Emri zyrtar i parasë prej letre ishte kartëmonedhe e ligjshme.

Para se të merrej ky vendim Kongresi kishte pasur një debat mjaft të nxehtë, pasi vendi po përballej me një krizë financiare për shkak të mungesave të arit dhe argjendit. Aty u vendos që kartëmonedhat të përdoreshin si njësi për pagesa të të gjitha llojeve, përveç për borxhin publik dhe për importim. Ky akt që erdhi si një masë emergjente, rriti në mënyrë të madhe fuqinë federale dhe ndryshoi përgjithmonë standardin amerikan të parasë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026