LEKA Steak House – Konkurs

LEKA Steak House – Konkurs

Leka Holding Sh.A. me seli në Prishtinë, hap konkurs për restorantin LEKA Steak House, i cili do të hapet së shpejti në Lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Leka Stake House synon te promovojë produktet vendase te servirura ne standarde ndërkombëtare. Duke kombinuar kështu traditën dhe shijen e gatimit vendas me nivelet me te larta të shërbimit.

Në këtë kuadër Leka Stake House shpall konkurs për kamerierë të cilët kanë dëshirë t’i bashkëngjitën stafit dhe vizionit tonë.

Kualifikimet/ kriteret e aplikimit

  • Të kenë eksperiencë të mëparshme në punë.
  • Të jetë korrekt dhe profesional  
  • Të jenë fleksibel dhe bashkëpunues
  • Të jenë pozitivë dhe të buzëqeshur

Përshkrimi i punes


  • Është i/e përpiktë në orarin e punës.
  • Sigurohet që veshja dhe paraqitja e jashtme të jetë e rregullt dhe e pastër.
  • Mirëpret me mirësjellje të gjithë klientët, pavarësisht situatave.
  • Rekomandon në mënyrë të sjellshme atëherë kur e sheh të përshtatshme produktet e kompanisë.
  • Delegon saktë porosinë në banakë ose kuzhinë, në varësi të kërkesës së klientit.
  • Përgatit faturën, merr pagesën dhe sigurohet që klientët të largohen të kënaqur nga restoranti.
  • Në fund të ditës/turnit bëhen dakordimet e nevojshme dhe dorëzohen të gjitha paratë në përputhje me porosit ditore.
  • Pastron tavolinën dhe e lë të pastër e të gatshme për të mirëpritur klientët pasardhës.
  • Koordinohet vazhdimisht me menaxherin dhe pjesën tjetër të stafit.  

Përfitimi i të punuarit me ne.

  • Ambient bashkëpunues. Ushqimin. Trajnim dhe kualifikim të vazhdueshëm

Në qoftë se mendoni se i plotësoni kushtet e mësipërme mos ngurroni të na kontaktoni.

Afati i aplikimit: 15 ditë

Pagesa: Mbi 350 dhe varësisht nga pozita dhe kualifikimi.

Vendi dhe mënyra e aplikimit: Nëpërmjet emailit dërgoni CV-në në [email protected], si dhe përmes Viber në +38349926927.

Lexo edhe

Video

error: