Koronavirusi vret mjekët italianë

Koronavirusi vret mjekët italianë

37 mjekë italianë kanë vdekur nga koronavirusi dhe 6.205 punëtorë mjekësorë janë infektuar, tregojnë shifrat e fundit.

Tre mjekë të tjerë vdiqën nga koronavirusi dje, në Bergamo, Foggia dhe Napoli, tha Federata Italiane e Profesioneve Mjekësore, duke e çuar totalin në 37.


Kreu i një instituti kërkimor italian tha sot se 6,205 punonjës shëndetësorë janë prekur nga sëmundja – 8.3 për qind e 74.376 infeksioneve totale në Itali, transmeton KosovaPress.

“Ajo që ne përballemi çdo ditë është një buletin i vërtetë i luftës. Mjekët dhe familjet e tyre vajtojnë të vdekurit e tyre,” tha Filippo Anelli, president i federatës së mjekëve.

Lexo edhe

error: