Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

‘Koronavirusi nuk kërcënon operacionet e NATO-s në Kosovë’

‘Koronavirusi nuk kërcënon operacionet e NATO-s në Kosovë’

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se pandemia COVID 19 ka modifikuar disi, por në asnjë mënyrë nuk e minon aftësinë e Aleancës për të kryer veprime.

“Aftësia e NATO-s për të kryer operacione nuk është e tronditur. Forcat tona mbeten të gatshme dhe puna jonë vazhdon duke përfshirë misionet nga Afganistani në Kosovë, ” tha Stoltenberg.

Stoltenberg, përmes një video-konference në selinë e NATO-s në Bruksel, shprehu mbështetjen për të gjithë anëtarët e ushtrisë që po ndihmojnë anëtarët e NATO-s në luftën kundër COVID 19.


“Këto janë periudha sfiduese për të gjithë ne si individë, bashkësi dhe kombe. Kjo është një kohë kur rezistenca jonë është testuar deri në kufi,” tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vlerëson se pandemia COVID është një “krizë e paparë”.

“Ne kemi kapërcyer krizat e tjera, ne do ta kapërcejmë këtë së bashku,” tha ai.

Stoltenberg tha se NATO po zbaton masa të forta për të zvogëluar përhapjen e COVID 19 tek ushtarët dhe civilët, si dhe duke vazhduar misionin e saj thelbësor për të mbrojtur aleatët, transmeton KosovaPress.

Lexo edhe

Video

error: