Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Koronavirusi në Shqipëri, 9 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, 9 viktima në 24 orët e fundit

9 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës nga 2334 testime të kryera, janë konfirmuar 141 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 604 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 9 raste në Gjirokastër, 6 raste në Durrës, Vlorë, 5 raste në Fier, Devoll, 4 raste në Elbasan, Lushnje, Skrapar, 3 raste në Kavajë, Sarandë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe etj.


Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi,1 qytetar nga Devolli, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 65-82 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 126.936 raste pozitive, prej tyre 95.035 janë shëruar, 29.618 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2283 persona./A2

Lexo edhe

Video

error: