Koronavirusi anulon festën e birrës në Bavari

Koronavirusi anulon festën e birrës në Bavari

Festa popullore e birrës që organizohet çdo vit në landin gjerman të Bavarisë është anuluar. Festimet janë pezulluar me urdhër të autoriteteve për shkak të pandemisë së Covid 19.

Për herë të parë pas 73 vitesh, festa tradicionale e birrës që zhvillohet çdo vit në Bavari është anuluar.

Shkak është bërë situata me Covid 19, çka ka detyruar autoritetet që të shmangin grumbullimet, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.


“Na dhemb, dhe është për të ardhur shumë keq. Por rreziku i infektimit do të ishte shumë i madh. Sepse në këtë festë vijnë vizitorë nga e gjithë bota për të festuar në tendat e ngritura e që janë të mbushura plot me njerëz. E masat kufizuese dhe distanca sociale sikur nuk shkojnë me atmosferën tipike të kësaj feste tradicionale” tha kryeministri bavarez, Markus Söder.

Kjo festë që është shumë e rendësishme vetëm për bavarezët, organizohet nga shtatori deri në tetor. Çdo vit kjo festë popullore tërheq deri në 6 milionë vizitorë nga e gjithë bota.

Turizmi në të gjithë botën është një ndër sektorët më të prekur nga pandemia.

Shumë aktivitete janë anuluar, ndërsa pikëpyetje të mëdha shoqërojnë të ardhmen.

Lexo edhe

Video

error: