Koronavirus, Latifi: Asnjë cent nuk e kemi marrë nga Qeveria e Kosovës

Koronavirus, Latifi: Asnjë cent nuk e kemi marrë nga Qeveria e Kosovës

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka deklaruar se kjo komunë nuk ka marrë asnjë cent nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e pandemisë dhe as për t’i ndihmuar personave që kanë nevojë gjatë kësaj kohe.

Si njëra prej komunave të pa prekura me këtë virus, ai thotë se gjendja është stabile dhe se aktualisht nuk ka asnjë të infektuar me COVID-19.

“Gjendja në komunën e Rahovecit është e qetë, nuk kemi asnjë rast të dyshuar deri më tani për COVID-19, kuptohet nuk kemi asnjë rast të infektuar. Funksionon mirë QKMF dhe rrjeti i mjekësisë familjare i shtrirë në komunën e Rahovecit”, deklaroi Latifi.

Latifi bëri të ditur se Ministria e Shëndetësisë, ka bërë furnizime të pa mjaftueshme dhe në shpërputhje me nevojat për parandalimin e COVID-19.

“Ministria e Shëndetësisë, ka bërë disa furnizime të cilat janë të pa mjaftueshme, furnizime të pakëta dhe në shpërputhje me kërkesat dhe nevojat tona. Ne kemi bërë adresime zyrtare po thuajse çdo ditë te MSh, për më shumë maska, pajisje mbrojtëse, barna esenciale, por ne si komunë shumë prej kërkesave të pa plotësuara nga MSh, i kemi përmbushur vetë edhe si shtab por edhe falë një bashkëpunimi që kemi me donatorët”, thotë Latifi.


Ndërkohë, shton se nuk kanë marrë asnjë cent nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e pandemisë.

“Asnjë cent nuk e kemi marrë nga Qeveria e Kosovës, asnjë cent nga Ministria e Shëndetësisë, po flasim për mjete financiare, pra deri më tani kontributi i MSh, përkatësisht Qeverisë së Kosovës, është minimal krahasimisht me veprimet dhe masat e ndërmarra nga ana e Komunës së Rahovecit, për ta mbajtur këtë gjendje deri tani që po flasim dhe për t’i dalur në ndihmë atyre që kanë nevojë më se shumti kur kemi një gjendje të tillë, siç e kemi tani”, u shpreh Latifi.

 

 

Lexo edhe

error: