Koprani i LDK-së: Të tjerët në panik, ne jemi në pritje të fitores së madhe

Koprani i LDK-së: Të tjerët në panik, ne jemi në pritje të fitores së madhe

Kandidati i LDK-së për asamble komunale të Podujevës, Ilir Koprani, përmes një statusi në Facebook, ka falënderuar të gjithë simpatizantët dhe qytetarët e Llapit për mbështetjen e treguar gjatë fushatës zgjedhore.

Ai ka ftuar qytetarët që të dalin të dielën dhe të votojnë për projektin e kandidatit për kryetar Ekrem Hyseni dhe atë si asambleist.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të  dashur qytetarë të komunës së Podujevës. Shumë të respektuar aktivist e përkrahës të LDK-së.

Koha deri në festën e madhe të fitores sonë po ofron. Kanë mbetur më pak se 50 orë kur ne së bashku do ta festojmë rikthimin e madh të LDK-së në Llapin tonë, aty ku e ka vendin, e para.

Kurrë nuk ka qenë më e lehtë, kurrë nuk ka qenë më afër, sesa tani , një ndryshim i madh.


Si kandidat për asamble komunale, jam rreshtuar pas kandidatit të LDK-së, për kryetar të Podujevës, Dr.Ekrem Hyseni, jo vetem pse jam me rrënjë e shpirt në këtë parti, por sepse besoj në vlerat e këtij njeriu dhe në vizionin e subjektit tonë politik.

Nese të dielen, e marr besimin tuaj për të ju përfaqesuar në asamblenë komunale, zotohem se tërë potencialin dhe dijen time, prej afaristi, do ta shkrij në shërbimin tuaj.

Të dashur bashkëvandas të mij.

Ju ftoj që edhe të dielen sic bëtë këtë të enjëte në sheshin e Podujevës, dilni masivisht në zgjedhje, që ta bëjmë ndryshimin e madh. Sepse ai po vjen, bashkë me Dr.Ekrem Hysenin, kryetar e neve pas tij si shërbyesit tuaj.

Të tjerët janë në panik, ne jemi në pritje të fitores së madhe💪

Bashkë na priftë e mbara e dalshim, faqebardhë, LDK e para , doktori kryetar.

Urime , suksese✋

Lexo edhe

Video