Koppi përditëson situatën e lëndimeve të Fabinhos, Gomez, Salah dhe Van Dijk

Koppi përditëson situatën e lëndimeve të Fabinhos, Gomez, Salah dhe Van Dijk

Jurgen Klopp ka përditësuar sot me lajme pozitive për kuartetin e së lënduarve, respektivisht për yjet Fabinho, Joe Gomez, Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk.

Gomez u detyrua të largohej në pjesën e parë të fitores 2:1 të Liverpoolit kundër Southamptonit pasi pësoi një lëndim, ndërsa Fabinho, Salah dhe Van Dijk humbën të gjithë udhëtimin në stadiumin “St Mary”.

Fabinho pësoi një lëndim në muskul kundër Aston Villa më 10 maj, ndërsa Salah dhe Van Dijk iu bashkuan listës së lënduarve gjatë triumfit në finale të FA Cup kundër Chelseat, përcjell KosovaPress.


Tani, para ndeshjes së dielës kundër Wolverhamptonit, Klopp ka përditësuar në gjendjen aktuale me lëndime në skuadrën e tij.

“Para së gjithash lajmi i mirë është për Gomez. Dje kishim disa skanime të mëtejshme, por siç menduam ne dhe ai pas ndeshjes, ishim me fat. Ishte një goditje e mirë, por asgjë nuk ndodhi. Ishte këmba ku ai kishte qenë i lënduar, kështu që e kuptoj 100% se të gjithë ishin pak të shqetësuar, isha dhe unë derisa pashë fytyrën e Gomez në zhveshtore”, tha Klopp.

“Me djemtë e tjerë duket gjithçka mirë. Çfarë bëjmë me ta për fundjavë, nuk e kam idenë. Unë në fakt e kuptoj 100% betejën e golave me Heung-min Son, por nuk kemi asnjë shans që të rrezikojmë. Por Salah nuk dëshiron të marrë ndonjë rrezik, nuk ka dyshim për këtë”, shtoi më tej trajneri gjerman.

Këtë të diele Liverpooli do të përballet me skuadrën e Wolverhampton në xhiron e fundit të Premier Ligës angleze, kur edhe do të vendoset se cila skuadër do ta fitojë titullin, City apo skuadra e Jurgen Klopp.  

Lexo edhe

Video