Ministria e Punëve të Brendshme(MBP) ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga radhët e komunitetit serb se bazuar në kërkesat e shumta për aplikim të konvertimit të patent-shoferëve nga ato jo legale serbe në patentë-shoferë të Republikës së Kosovës si dhe kërkesën për zgjatje të afatit për konvertim, afati është zgjatur deri me 23 gusht 2024.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të gjithë qytetarët që posedojnë patentë shofer të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shofer zyrtar të Republikës së Kosovës në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente në Republikën e Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme falënderon qytetarët që kanë përfunduar procesin e konvertimit si dhe ftojmë të gjithë të tjerët që ende se kanë përfunduar që të shfrytëzojnë afatin shtesë të ofruar.
Ndërsa ka bërë të ditur se pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentë-shoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi.