Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Kontrata me Pfizer përplas ish-ministrat me deputeten e LVV-së

Kontrata me Pfizer përplas ish-ministrat me deputeten e LVV-së

Deputetja e LVV-së Doarsa Kica-Xhelili, në debatin e sotëm parlamentar ku po diskutohet gjendja me pandeminë COVID-19, tha se imponohet një ide që mosnënshrkuarja e kontratës me datën 15 prill domosdoshmërish e vonon ardhjen e vaksinave.

Asaj i kanë reaguar ish-ministrat e Shëndetësisë Armend Zemaj e Uran Ismaili.

“Nuk ka nevojë me pas shumë dije, për të kuptuar që negociatat me një kompani tillë gjigante marrin kohë dhe nuk janë pa komplikime. Është arsyeja e njëjtë si në janar ish-ministri doli dhe tha që në fakt ka pasur ngecje në këto negociata, në janar publikisht tregoi që në fakt ata janë tërhequr përkohësisht nga negociatat dhe nuk pat dhënë arsye lidhur me këtë. Unë e kuptoj plotësisht sepse procesi i negocimit dhe konfidencialiteti është diçka që duhet të respektohet pa asnjë diskutim. Çështja tjetër, vazhdimisht po ka pyetje pse nuk  është nënshkruar, kush po thotë që mosnënshtrimi me datën 15 prill nënkupton ardhjen e këtyre vaksinave në një kohë më të vonshme sesa ajo që është negociuar nga ish-ministri Zemaj, askush nuk po e thotë këtë send”, tha ajo.

Ajo tha se ndër pasojat që parashihen për zbulim të këtyre informacioneve mund të jetë komplet anulimi i kontratës.

Asaj i ka reaguar ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili tha se asnjëherë nuk kanë thënë se ka tërheqje të prodhuesit nga negocimi, por që ka prolongim.

“Kur t’i referohemi deklarimeve nuk qëndrojnë, kërkoj falje por kontakti zyrtar dallon nga kontakti i formalizuar me letra dhe ju e kuptoni këtë shumë drejtë. Asnjëherë nuk kemi thënë dhe për këtë arsye po kërkojmë transparencë që nuk ka tërheqje nga prodhuesi në negocimin e kontratës, ka prolongim, nuk ka tërheqje, ka prolongim nga datat e përcaktuara për ardhje të vaksinës…I tregova saktë kur e kam përcjell letrën ka qenë data 31 mars, 31 marsi me 15 janë 15 ditë”, tha ai.


Në këtë debat është përfshirë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili tha se pse vetëm në Kosovë nuk po mund të bëhet kontratë në kohë rekorde me kompaninë Pfizer.

Ai tha se kontratën e njëjtë siç po nënshkruhet në Gjermani e Amerikë të njëjtën ta marrin edhe Kosova.

“Pfizer në mënyrë rekorde ka bërë kontrata me krejt shtetet, pra nuk qëndron fakti që kontratat a e dini sa kohë vyen e nuk vyen, pra në kohë rekorde i kanë kryer kontratat. Jemi duke folur për miliona e miliona vaksina dhe çka është një problem i madh, ne në asnjë moment debati nuk është veç për kontratë, neve po na vyen produkti, neve nuk është duke na interesuar kontrata, mandej kanë me ardhë pyetjet sa e ka ble, qysh e ka ble, a ka mundur me ble më mirë, kur e shohim kontratës, neve po na vyen vaksinimi i popullatës. Kontratat janë bërë në mënyrë rekorde në krejt botën veç në Kosovë nuk po munden”, tha ai. 

Zemajt e Ismailit iu është përgjigjur deputetja e LVV-së Doarsa Kica-Xhelili, e cila tha se nëse ata janë në gjendje me e publikua një dokument që thuhet se vaksinat kanë pasur me ardhë me 15 maj

“Nënshkrimi i marrëveshjes në fakt nuk nënkupton me automatizëm që ato vijnë pas një jave, nuk përcaktohet ardhja e vaksinave me nënshkrim domosdoshmërisht, plani dinamik mundet me qenë mas dy jave, mundet me qenë pas tre muajve. Unë këtë send po e them. Në qoftë se ju jeni në gjendje me e publikua një dokumentacion të konfirmuar nga Pfizer që prapë po e rrezikon komplet procesin dhe thoni që në fakt kanë pasur me ardhë me 15 maj, po mandej e shoh. Ti e ke cek si dritare muajin mars-maj dhe në fund ne nuk jemi në muajin maj, unë nuk po e kuptoj këtë çështje. Për me tepër nuk po flas për faktin që nuk është krijuar as korniza ligjore për me ardhë ato vaksina, qysh po mundeni me fol”, tha ajo.

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, është parë duke i dhënë deputetes një dokument e të cilin ajo e ka fotografuar, por që më pas nuk ka pasur deklaratë nga ajo se çfarë shkruhej në të.

Lexo edhe

Video

error: