Kontrabandonte gjëra ushqimore dhe pije alkoolike, iku dhe la automjetin në Leposaviq
Lexohet për: 1 min.
kombi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia kufitare e Kosovës mbrëmë në mesnatë ka ndaluar një kombi i tipit Mercedes në fshatin Jashanicë të komunës së Leposaviqit, i cili kishte lëvizë nga Serbia për në Republikën e Kosovës, përmes rrugëve të pa autorizuar për kalim kufiri.

Sipas Policisë, i dyshuari me të vërejtur se është diktuar nga operatorët e NJNSH-së kishte braktisë automjetin dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Pas kontrollimit të automjetit vërtetohet se i njëjti ishte i mbushur me gjëra ushqimore dhe pije alkoolike.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj po punon me përkushtim në menaxhimin dhe kontrollin e vijës kufitare, si dhe parandalimin e veprave penale që ndërlidhen me kontrabandën apo kalimet e paautorizuara të kufirit shtetëror.  Në lidhje me rastin janë informuar njësitet relevante dhe automjeti është dërguar në Terminalin Doganor për procedura të mëtutjeshme ligjore”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025