Kontrabandë me medikamente nga Shqipëria në Kosovë, ndalohet autobusi

Kontrabandë me medikamente nga Shqipëria në Kosovë, ndalohet autobusi

Njësit e Doganës së Kosovës gjatë një operacioni mbrëmë në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës, kanë parandaluar një tentim kontrabandimi me medikamente.

Sipas Doganës, njësitet antikontrabandë kanë selektuar për kontrollë në vijën e dytë një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë, me dyshimin se barte mallrat të kontrbanduara.


“Kontrolli ka arritur të zbulonte mallrat e fshehura të cilat tentoni të kontrabandohen përmes autobusit, dhe me këtë rast janë gjetur mallra të padeklaruar, respektivisht medikamente.

“Injeksione REVOLAX DEEP ëith LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX SUB-Q ëith LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX FINE ëith LIDOCAINE – 5 copë, tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” Tab 1×300 – 16 pako, xhama me dioptri të ndryshëm. Të gjitha mallrat janë sekuestruar, si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës njofton se ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera, me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Lexo edhe

Video