Kontrabandë më mallra në Rogoqicë, kapen 270 kilogramë mish të pulës, 48 pije energjike e 1 kg duhan

Kontrabandë më mallra në Rogoqicë, kapen 270 kilogramë mish të pulës, 48 pije energjike e 1 kg duhan

Në Rogoqicë të Kamenicës mesnatën e së hënës po bëhej kontrabandë me mallra. Policia gjatë kontrollit në një veturë  ka konstatuar se automjeti ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme.

270 kilogram mish të pulës, 48 kanaqe pije energjike, 1 kilogram duhan refuz dhe dy shteka me cigare, janë konfiskuar në  veturën e cila po bënte kontrabandë me mallra.


Policia e Kosovës ka njoftuar se në konsultime prokurorin, mallrat dhe vetura e të dyshuarit janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor. Ndërsa i dyshuari është liruar.

“Fsh. Rogoqicë. Kamenicë, 28.09.2020-0:15. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se kishte pas të ngarkuara mallra të ndryshme:  270 kg mish i pulës, 48 kanaqe pije energjike, 1 kg duhan refuz dhe dy shteka me cigare. Në konsultim me prokurorin mallrat dhe vetura e të dyshuarit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, i dyshuari është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe

Video