Konsumojnë alkool gjatë orës policore dhe sulmojnë policinë

Konsumojnë alkool gjatë orës policore dhe sulmojnë policinë

Një person është arrestuar në fshatin Reshtan të Suharekës, pasi së bashku me dy të dyshuar tjerë  nga njësiti policor janë hasë duke luajtur dhe konsumuar pije alkoolike në oborrin e shkollës duke mos  respektuar  vendimin e qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes  për shkak të virusit Covid -19.


Sipas Policisë, i dyshuari i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtar policor dhe i kishte penguar në kryerje të detyrës.

Si pasojë e sulmit i dyshuari dhe dy policë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe

Video