Në 3-mujorin e parë të këtij viti, konsumi privat u rrit me ritme të ngjashme me tremujorin paraprak, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, rritja e konsumit privat në fund të vitit të kaluar është mbështetur nga rritja e të ardhurave nga punësimi, kushtet e favorshme financiare dhe besimi i përmirësuar pas goditjes së pandemisë.
Rritja vjetore prej 5.3% në tremujorin e katërt u ndikua nga rritja e shpenzimeve konsumatore në të gjitha kategoritë përbërëse të konsumit privat, teksa indeksi i tregtisë me pakicë për mallra ushqimore u përshpejtua në tremujorin e katërt, në krahasim me një tremujor më parë.
Të dhëna nga vrojtimi i besimit japin sinjale për sjellje të kujdesshme të konsumatorëve, në një ambient të karakterizuar nga rritja e pasigurisë, për shkak të situatës që ka krijuar lufta në Ukrainë.
Në këtë kontekst, BSH parashikon zvogëlim të blerjeve në shuma të mëdha dhe rritje të pritjeve për kursime në tremujorin pasardhës. /ATSH/